Transmetuar më 05-12-2019, 12:56

Një vajzë, mosha e të cilës nuk dihet është përdhunuar dhe qëlluar për vdekje në Indinë lindore. Ngjarja ka ndodhur të martën dhe viktima u gjet nga policia në një fushë në qytetin Buxar.

Autoritetet njoftuan se trupi i saj i djegur u gjet një ditë pasi u deklarua e humbur. Ndërkohë pritet që të bëhet autopsia për tu konfirmuar nëse dikush abuzoi seksualisht me të.

Ngjarja tragjike erdhi një javë pas dhunimit brutal të bandës dhe vrasjes së një mjekeje veterinare 27-vjeçare në qytetin jugor Hyderabad.

Një bandë prej katër burrash lidhën kamionin me skuterin e saj duke i thënë se do ta rregullonin dhe e tërhoqën në një oborr.

Policia njoftoi se burrat më pas e dhunuan dhe e vranë duke i vënë flakën trupit të saj nën një urë të izoluar.

Krimi i tmerrshëm ka shkaktuar protesta në të gjithë Indinë, ku demonstruesit u kërkojnë autoriteteve që të kërkojnë për raste të përdhunimeve dhe të gjykojnë shumë shpejt autorët./a.m/noa.al/