Transmetuar më 05-12-2019, 12:14

Bebe Rexha vizitoi dy ditë më parë Shqipërinë pas tragjedisë së datës 26 nëntor. Këngëtarja u gjend pranë disa familjeve të dëmtuara, teksa dha dhe një intervistë për emisionin ‘Pasditja Ime’.

Gjatë bisedës mjaft të ngrohtë dhe pa komplekse, Bebe pohoi se shumë shpejt do të rikthehet sërish në Shqipëri për të mbajtur një koncert.

Rexha shtoi se do dëshironte shumë të kishte një këngë me Dua Lipa-n, Rita Ora-n dhe Ava Max, sepse bashkë bëjnë fuqinë e femrës.

Gjatë intervistës Bebe tregoi dhe se si u ndje kur mori lajmin e fatkeqësisë që i kishte ndodhur vendit të saj, megjithatë ajo u tregua mjaft e gatshme për t’i ndihmuar të gjithë.

Kujtojmë se Rexha vizitoi disa prej shtëpive të dëmtuara në fshatin Bubq, krah aktorit të humorit, Bes Kallaku./b.l/noa.al/