Transmetuar më 05-12-2019, 11:33

Diamante, kristale Swarovski, flori dhe argjendari me vlerë, të vendosura rreth saj.

Pema e festave të fundvitit më e shtrenjtë në botë, është realizuar nga dizajnerja angleze Debbie Wingham, e njohur për krijimet e saj ekstravagante dhe luksoze, përtej të zakonshmes.

Kjo pemë kushton 11.9 milionë sterlina, ose rreth 14 milonë euro.

Dekorimet e saj u realizuan duke ricikluar shumë argjendari të firmave të luksit si Bulgari dhe Chanel, por nuk mungojnë as dekoret e tjera.

Me një vlerë të tillë, kjo pemë është vendosur në hollin e Kempinski Hotel Bahia të Marbella, në Spanjë. /a.y/noa.al/