Transmetuar më 05-12-2019, 11:13

Reperi Mozzik ka shkuar në Zvicër për të takuar Hanën, njëkohësisht dhe nënën e saj, Loredanën.

Pas ndarjes, çifti ruajti kontakte në mënyrë që vogëlushja e tyre të rritej e lumtur me dashurinë e të dy prindërve.

Me anë të dy fotografive në Instastory, Mozzik ka treguar se po luan me Hanën e vogël.

Loredana nuk duket askund dhe nuk dihet nëse janë në shtëpinë e saj apo në ndonjë hotel ku ndodhet reperi.

Para pak kohësh, u përfol se ata nuk janë ndarë asnjëherë por po e bëjnë të gjithë këtë për reklamën. Por artistët nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë./a.m/noa.al/