Transmetuar më 05-12-2019, 11:14

Në këto ditë të vështira për kombin shqiptar, pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor, ndoshta vijojnë të ndihen ende për shumëkënd! Sepse jo vetëm humbjet në jetë njerëzish dhe dëmet e shumta materiale, por edhe vetëm ajo ideja e frikës se mos ndoshta historia përsëritet i mban njerëzit të "strukur" në një aureolë frike të vazhdueshme.

Me sa duket Arbana Osmani, moderatorja e njohur e ka gjetur terapinë më të thjeshtë, njëherësh edhe më efikase për birin e saj, Jonin!

Teksa ditë më parë kanë zbukuruar shtëpinë duke sjellë atmosferën festive me dekore dhe zbukurime, Arbana në pasionin e saj për kuzhinën dhe gatimin ka vendosur që të përfshijë edhe djalin, i cili ka përgatitur mbrëmë me duart e vogla disa biskota që duken shumë të shijshme në pamjen e parë.

Përmes disa postimeve në Instastory, Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj virtual gjendjen në shtëpinë e saj, e bashkë me të edhe terapinë interesante që ka zgjedhur për të birin, në mënyrë që të mundet t’a largojë sa më shumë nga ai vëmendjen tek tërmeti, frika dhe pasojat e tij! E në këto ditë, kjo mund të jetë një terapi shumë efikase edhe për ju të gjithë!/b.l/noa.al/