Transmetuar më 05-12-2019, 08:31

Pasi u angazhuan për strehimin e afro 200 personave të prekue nga tërmeti në kompleksin e kishës ortodokse në Durrës, këngëtari Alban Skënderaj dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani, duket se kanë rigjetur qetësinë.

Këtë gjë e ka treguar Albani mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa ka publikuar një fotografi ku Miriami e puth në faqe.

“Është koha të duhemi”, shkruan Albani, i cili shihet duke buzëqeshur.

Çifti pas pak javësh pritet të bëhen me djalë, pas vajzës Ameli.

Në pranverë Albani dhe Miriami u martuan në një ceremoni private në Maldive, të shoqëruar vetëm nga vajza e tyre. /a.y/noa.al/