Transmetuar më 04-12-2019, 20:57

Një bluzë me emrin e saj dhe lutjen për Shqipërinë, kjo është gjetja e këngëtares Dua Lipa për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Bluza do të dalë në shitje dhe të ardhurat e grumbulluara do kalojnë pikërisht për familjet e dëmtuara nga lëkundjet e një jave më parë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve në “Instagram” dhe “Instastory”, ku duket bluza që do të shitet.

Dua bën të ditur se kjo bluzë është me një sasi të kufizuar dhe se një e tillë kushton 45 dollarë. /k.k/noa.al/