Transmetuar më 04-12-2019, 19:18

Astrologia Meri Gjini ka komentuar ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit, në një këndvështrim ndryshe: Nga pikëpamja e Yjeve dhe Planeteve!

Nga e njëjta studio ku foli edhe sot, në “Rreze Dielli”, ajo pati thënë se në Nëntor do të përballeshim me "tokën".

Një javë pas tërmetit tragjik, astrologia Meri Gjini thotë, me të njëjtën siguri se e keqja ka mbaruar.

Nuk do të ketë më tërmete, por ajo paralajmëron një tjetër fenomen të rrallë.

“Për çështje tërmetesh jam e sigurt dhe e them me bindje që nuk ka më shanse që të kemi tërmete. Këtë e di dhe e them me bindje. Pavarësisht se njerëzit thotë hë e pe, ra përsëri tërmet, por hiqini ato aplikacione! Ato nuk janë tërmete, janë lëkundje, gjëra normale post tërmetit. Kështu që hiqini ato aplikacione sepse po shtoni fobinë dhe do ju shkaktojë emocione negative.”

Meri shton se prej datën 9 dhjetor, ‘do futemi në shtëpi’, pra secili prej nesh do ndihet më i sigurt dhe do i rikthehet rutinës së përditshme.

Astrologia parashikon po ashtu një eklips Dielli, shumë të rrallë.

“Para se të fillojmë më shenjat, dua të them që do ketë një eklips Dielli, i pesti për këtë vit, që është një fenomen shumë i rrallë. Do të ndodhë në datë 25, në të gdhirë të datës 26”, shprehet Meri Gjini.

Megjithatë mes gjithë kësaj fatkeqësie, ajo që u vu re ishte solidarizimi i të gjithë shqiptarëve, të cilët u shtrinë dorën të prekurve nga tërmeti, si për të dhënë mesazhin se fatkeqësitë e mëdha, kalohen të bashkuar. Ky humanizëm, sipas astrologes, do të vijojë të ndihet edhe përgjatë Dhjetorit./NOA.al