Transmetuar më 04-12-2019, 16:06

Edhe teknologjia duket se nuk po i shuan polemikat e gjykimit.

Ka raste aq të diskutueshme, saqë debatet mbetet të ndezura.

"Nëse ke hundën e gjatë, atëherë je në pozicion jashtë loje".

Këto fjalë zgjodhi presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin, për të sulmuar sërish teknologjinë ndihmëse të arbitrimit, VAR, kundër të cilës është shprehur vazhdimisht.

Ai ka shpjeguar arsyet pse disa gjëra duhen qartësuar më mirë.

VAR ka bërë që arbitrat të jenë më pak të shqetësuar për vendimet që marrin dhe lojtarët të mos jenë shumë entuziastë pas golave të shënuar.

“Për faulet me dorë, nuk dimë asgjë dhe është bërë rrëmujë. Pastaj pozicioni jashtë loje. Mendoj se duhet të diskutojmë me arbitrat, për të lejuar një tolerancë prej 10-20 centimetrash. Kështu si funksionon tani, arbitrat anësorë nuk shqetësohen fare të ngrenë flamurin, ndërsa lojtarët nuk entuziazmohen pas golit, pasi duhet të presin VAR-in”, deklaroi numri 1 i futbollit në Europë.

Dihet që pozicioni jashtë loje edhe me anë të pamjeve filmike mbetet i diskutueshëm, sidomos kur të dy lojtarët kundërshtarë, ndodhen në vijë të drejtë./NOA.al