Transmetuar më 04-12-2019, 15:26

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për shëndetin e tij.

Me anë të një videoje në Instagram, ai ka vërtetuar se është shëndoshë e mirë.

"Roberti është shëndosh si topi. Ishalla të gjithë shqiptarët kanë shëndet si i imi. Ai postim ka qenë vetëm me tregu që nuk është punë e lehtë kjo e jona se krejt mendojnë se është e lehtë.

Nuk ka të bëjë asgjë me mushkëritë e as me shëndetin tim. Jam si topi shyqyr Zoti", tha Roberti.

Në media qarkulloi lajmi se Roberti ka probleme me mushkëritë, por në fakt ai thjesht donte të tregonte se puna e artistit është e vështirë dhe aparati që përdorte ishte thjesht ndihmës i tij për kordat vokale./a.m/noa.al/