Transmetuar më 04-12-2019, 14:50

Melania Trump stolisi sërish korridoret e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindjen, duke zgjedhur këtë radhë temën patriotike “Shpirti i Amerikës”.

Ashtu si vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë qarkulloi një video ku duket Zonja e Parë duke përfunduar dekorimet, ndër të cilat janë edhe ornamentet e “Be Best”, fushatës së saj kundër ngacmimit të fëmijëve dhe për mirëqenien e tyre.

Këtë vit, Melania Trump zgjodhi një temë më tradicionale amerikane, të preferuar edhe nga zonjat e para të mëparshme. Vitin e kaluar, ajo u kritikua për paraqitjen e pemëve të kuqe.

Dekorimet e për Krishtlindje të Shtëpisë së Bardhë u përgatitën nga një ekip vullnetarësh, të cilët kanë punuar për këtë qëllim që në muajin korrik.

"Shpirti i Amërikës po shkëlqen", kështu e quan Melania atmosferën e krijuar këtë viti e cila përmend traditat, zakonet dhe historinë që e bënë Amerikën atë që është sot./b.l/noa.al/