Transmetuar më 04-12-2019, 12:31

Prej disa muajsh, Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund historisë së dashurisë. Megjithatë, ata kanë vendosur që të komunikojnë dhe të mbeten miq pasi janë prindër të vogëlushes Stormi.

Gjyshja e miliarderes Kylie është surprizuar nga lajmi i ndarjes dhe i ka bërë një kritikë mbesës.

"Por shumë shpejt, ajo i zbuti gjërat duke më thënë se ata do të jenë prindër të mirë për vajzën. Sikur donte të mbrohej. Të rinjtë sot mendojnë se mund të jetojnë bashkë, mund të krijojnë një familje pa qenë e nevojshme të martohen. Epo, nuk funksionon kështu!", tha Ester për "The Sun".

Megjithatë, Kylie është shumë e lidhur me familjen dhe shpesh herë flasin me kamera bashkë.

"Ne mbajmë kontakte, kemi celularë dhe flasim me kamera. Ajo vendos vajzën në FaceTime dhe unë e shoh rritjen e saj, është një fëmijë shumë i dashur", vijoi Ester.

Edhe motra e madhe (Kourtney )dhe e vogël (Khloe) e klanit Kardashian-Jenner i kanë dhënë fund martesës me burrat e tyre, ndonëse gëzojnë fëmijë. Të dyja veprojnë njësoj si Kylie sa i përket babait të fëmijëve.

Për këtë arsye, Ester e konsideron Kanye West, bashkëshortin e Kim Kardashian si dhëndrin më të mirë të familjes./a.m/noa.al/