Transmetuar më 04-12-2019, 12:03

Qëllon aksidentalisht djalin teksa kishin dalë për gjah dhe e vret. Colton Williams gjeti vdekjen si pasojë e një plage të marrë me armë zjarri, teksa kishte dalë me të atin për gjah në kontenë e Orangeburg, në Karolinën e Jugut.

Babai e qëlloi të birin me çifte, teksa ndodheshin në pyll për të gjuajtur për lepuj.

Familja dhe i gjithë komuniteti mbetën të shokuar nga ngjarja. Shkolla e kujton vogëlushin 9-vjeçar si një të ri të shoqërueshëm dhe me rezultate të mira.

Edhe gjyshi i tij e kujton për bujarinë e madhe, duke shtuar se organet e tij u dhuruan pas vdekjes, për të shpëtuar jetët e njerëzve të tjerë.

Colton sipas familjarëve ishte i pasionuar pas gjuetisë dhe i ati e merrte me vete, detiri kur në 28 nëntor, mbeti i vrarë. /a.y/noa.al/