Transmetuar më 04-12-2019, 10:51

Vdes në tentativë për ti shpëtuar jetën qenit që mbante në shtëpi. Vogëlushi 2-vjeçar Loki Sharp, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tij në Gentry, në shtetin amerikan të Arkansas.

Vogëlushi duke pasur frikë për qenushin e tij, u fut mes flakëve, duke përfituar nga shpërqendrimi disa minutësh i prindërve.

Familja nuk ndodhej në shtëpi këtë të hënë dhe kur u kthyen, panë që flakët përfshinë banesën. Nëna dhe babai i Loki, nisën të kërkon in ndihmë tek fqinjët për të shuar flakët dhe në këto momente vogëlushi iu iku nga sytë.

Mjaftuan ato pak çaste që vogëlushi të futej në banesë mes zjarrit, duke tentuar të merrte prej andej qenin.

Pas mbërritjes së ndihmës së shpejtë, vogëlushi u gjet brenda në banesë i pajetë mbi qenin e tij, njëlloj sikur të donte ta mbronte nga flakët.

Historia e vogëlushit 2-vjeçar, është një prej më të bukurave që dëshmon dashurinë mes një fëmije dhe kafshës së preferuar, por fatkeqësisht me pasojë dramatike. Dyshohet se shkak për rënien e zjarit, është bërë një defekt elektrik. /a.y/noa.al/