Transmetuar më 03-12-2019, 17:57

Pamjet e një ariu polar në Rusi të cilit i kanë pikturuar me spraj shenjën "T-34" ka alarmuar ekspertët.

Ekspertët paralajmëruan se kjo gjë mund të ndikojë në aftësinë e kafshës për të qëndruar me të tjerët dhe për të ndjekur ushqim.

Ka nisur hetimi për të gjetur kush e ka bërë veprimin ndaj kafshës në Arktik të Rusisë, ku është filmuar videoja.

T-34 ishte një tank që luajti një rol jetësor në humbjen e Bashkimit Sovjetik të Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Pamjet u postuan në Facebook nga Sergey Kavry, një anëtar i organizatës natyrore të Fondit Botëror të Kafshëve të egra (WWF), dhe më pas u shpërndanë nga media lokale.