Transmetuar më 03-12-2019, 16:16

Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool me shaka pyeti nëse ylli i Juventusit ishte me të vërtetë kandidat për Topin e Artë.

Van Dijk dhe Messi ishin pjesëmarrës në Paris, kurse sulmuesi i Juventusit, i cili e ka fituar pesë herë Topin e Artë gjatë karrierës së tij, zgjodhi të qëndrojë larg dhe në vend të kësaj ka marrë pjesë në çmimet e Serie A, në Milano.

Motra e Cristiano Ronaldos reagoi ndaj Virgil van Dijk, përmes një statusi në Instagram.

Ajo u zemërua shumë, pasi mbrojtësi i Liverpool bëri një shaka për vëllain e saj.

Katia Aveiro vuri në dyshim trofeun e Van Dijk në Premier League dhe Evropë.

Ajo theksoi se ai humbi finalen e Champions League 2018, ndaj Real Madrid, prandaj nuk duhej të ishte as i dyti.

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë, kurse Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e së hënës, ndoshta e dinte se nuk do ta fitonte./NOA.al