Transmetuar më 03-12-2019, 12:43

Një grua nga Gjeorgjia është tepër e dëshpëruar pasi implantet në të pasme iu deformuar duke u rrotulluar në një anë tjetër.

Jabrena fryu të pasmet me qëllimin që të ndryshonte fizikun e saj "si shkop", por nuk shkuan gjërat ashtu siç duhej.

Në një emision televiziv, ajo doli për ti thënë kirurgëve publikisht se implantet ishin vendosur aq keq sa janë rrotulluar brenda trupit të saj duke i ndryshuar formën dhe duke i shkaktuar dhimbje.

"Dy javë pas kirurgjisë, implantet filluan të shkojnë poshtë dhe mund të shihja implantin që shkonte në një anë. Mori si një formë rrudhe. Një muaj e gjysmë më vonë, implanti ra poshtë", tha ajo.

Dy kirurgët që i bënë një tjetër ndërhyrje për t’ia kthyer formën që dëshironte, Terry Dubrow dhe Dr Paul Nassif, thanë se implantet ishin futur në një xhep, hapësira e krijuar brenda mishit për to, e cila ishte shumë e madhe. /a.m/noa.al/