Transmetuar më 03-12-2019, 12:29

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini po e shijon në maksimum këtë periudhë të jetës.

Në mars të këtij viti, ajo u bë nënë për herë të parë me vogëlushen Tori dhe ka zbuluar në Instagram çfarë kënaqësie po përjeton nga vajza.

"Gjithmonë kam kujtuar se fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por e paskam patur gabim, mëmësia qenka ç’qenka", shkruajti Anjeza.

Shkrimin e shoqëroi me një fotografi dhe video të vajzës duke luajtur tek lodrat.

Pas martesës në vitin 2015 me diplomatin anglez Paul Connolly, Anjeza Shahini jeton në Britaninë e Madhe./a.m/noa.al/