Transmetuar më 03-12-2019, 10:50

Lil Bub, një prej maceve më të famshme të internetit ka ngordhur në moshën 8-vjeçare.

Pronari i kafshës shtëpiake, Mike Bridavsky e bëri të ditur lajmin e hidhur për miliona ndjekësit në rrjete sociale.

Lil Bub ishte e njohur për pamjen e veçantë, sytë e rrumbullakosur dhe gjuhën që e mban jashtë pothuajse në çdo fotografi.

Ajo ishte mace e egër dhe kishte lindur me disa çrregullime, përfshirë "dwarfism".

Mike tha se ajo ka ndihmuar që të mblidhen më shumë se 700 mijë dollarë për fondacionet e kafshëve. "Bub ka bërë një diferencë të madhe në botën e kujdesjes së kafshëve dhe në jetën e miliona njerëzve", thuhet në një postim në Instagram.

Lil Bub u bë e famshme online për shkak të pamjes unike pasi çrregullimet e bënin që të qëndronte në madhësinë e koteles për të gjithë jetën.