Transmetuar më 02-12-2019, 21:27

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Miriam Cani.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet se është e lumtur që u ka ardhur në ndihmë 200 personave.

“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilet janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës. Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj suporti material apo financiar. Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, shkruan këngëtarja./a.k/noa.al/

View this post on Instagram

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ❤ Paqe e dashuri per te gjithe ju 🙏 Muaj te mbare te gjitheve🙏

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on