EMRAT/ Vidhnin banesa dhe makina, pranga katër shqiptarëve, dy janë vëllezër
Transmetuar më 02-12-2019, 21:05

Autoritetet italiane të qytetit të Pistojas kanë vënë në pranga katër shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër.

Ata akuzohen për grabitje banesash dhe makinash, ngjarje të ndodhura në shkurt të këtij viti në provincat e Prato, Firence, dhe Pisa.

Katër të arrestuarit janë vëllezërit Ernest dhe Brigel Shehu, të moshës 31 dhe 35 vjeç, si dhe Eri Bibaj, 32 vjeç, dhe Roland Zyba, 25 vjeç, ky i fundit me vendbanim në Monsummano.

Shqiptarët akuzohen për vjedhje makinash të markave të ndryshme. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...