Transmetuar më 02-12-2019, 20:29

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Me sa duket qyteti bregdetar po i rikthehet jetës.

Ndonëse akoma janë të pranishëm gjurmët e tërmetit, banorët po mundohen që të vazhdojnë jetën aty ku e lanë para tërmetit.

Disa banorë në lagjen 18-të, kanë vendosur që të zbukurojnë bredhin e festave të fundvitit.

“Kaluam gjithë atë tmerr, por prapë mbijetuam. Ja hodhëm tani më tërmetin, jeta vazhdon”, tha një banore për gazetaren Anila Hoxha./a.k/noa.al/