Transmetuar më 02-12-2019, 18:02

Pasi përcollën për në banesën e fundit nëntë persona, anëtarët e tjerë të familjes Lala nga Durrësi janë zhvendosur në shtëpi të re, në Tiranë.

Ata janë akomoduar në një prej apartamenteve sociale në Shkozë, teksa u shoqëruan edhe nga Kryeministri Rama.

Mbrëmjen e kaluar tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe, pas ceremonisë mortore, pasi nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe. “Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament”, u tha Rama familjarëve.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik

Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa) Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta Marjeta Lala 31 vjeç Emilio Lala Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete Fiqirete Lala, 64 vjeçe, ndërroi jetë gjatë drekës së varrimit të 8 familjarëve