Transmetuar më 02-12-2019, 17:36

Një balenë, e cila ngordhi pasi u bllokua në një pozicion të vështirë në Ishullin e Harrisit u zbulua se mbante 100 kg mbeturina në stomak.

Ndër gjërat më të shumta përfshiheshin rrjetat e peshkimit, litari, shiritat për paketim, çanta dhe gota plastike. Pamjet janë publikuar online dhe prej shumë personave janë konsideruar të frikshme.

Ekspertët e balenave thanë se nuk është ende e qartë nëse mbeturinat ishin një ndër faktorët që shkaktuan vdekjen e balenës.

Por vendasit që gjetën trupin e pajetë në plazhin Seilebost thanë se problemi më i madh është ndotja detare.

Sipas ekspertëve, balena ishte 13 metra e gjatë dhe peshonte rreth 20 ton./a.m/noa.al/