Transmetuar më 02-12-2019, 15:52

Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po bashkërendojnë përpjekjet ndërkombëtare, për të ndihmuar Shqipërinë, pas një tërmeti me madhësi 6.4 ballë që vrau 51 njerëz dhe la mijëra të tjerë të pastrehë.

Sipas "ASSOCIATED PRESS", së cilës i janë referuar shumë nga mediat botërore, tërmeti ka prekur rreth 1.9 milion njerëz nga popullata 2.8 milion e vendit, teksa i referohet zyrës së BE-së në Tiranë.

BE-ja premton se do të udhëheqë vendin tonë për të dalë nga kriza, pas tërmetit.

Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Shqipëri, tha të hënën se Brukseli mobilizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, në ditën e tërmetit, 26 nëntor, me shumë ekipe kërkimi dhe shpëtimi që arritën në vend.

Ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se 780 shpëtimtarë nga BE dhe vendet e tjera ndihmuan "të mos humbasin më shumë jetë".

Një ekip i BE-së po udhëheq vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës.

Gjashtë shtete anëtare të BE-së kanë dërguar 50 inxhinierë të kualifikuar, dhe më shumë pritet të vijnë, për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas.

"Në mes të pikëllimit, hidhërimit dhe frikës, kjo javë ka treguar lidhjet midis shqiptarëve dhe miqve të tyre në BE", tha Soreca.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar gjithashtu ka nisur inxhinierë nga departamentet e zjarrit të Qarkut Fairfax dhe Los Angeles County për të ndihmuar në vlerësimet e dëmeve.

Tërmeti që goditi brigjet e Adriatikut të Shqipërisë gjithashtu la të lënduar më shumë se 3,000 njerëz. Autoritetet japin shifra paraprake të 7.900 ndërtesave të dëmtuara, në të gjithë vendin dhe më shumë se 6.000 të pastrehë, të cilët po strehohen strehuar në hotele, ndërtesa publike, tenda dhe me të afërm, ndërsa Kosova fqinje ka siguruar strehim për të tjerë.

Zonat më të goditura ishin qyteti portual i Durrësit, një vend i njohur për pushime në plazh për shqiptarët 33 kilometra (20 milje) në perëndim të kryeqytetit, Tirana, dhe qyteza e Thumanës.

Prokurorët kanë filluar një hetim për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregulloreve të ndërtimit.

Ndërtimi i dobët, shkeljet e kodit të ndërtesave dhe korrupsioni, konsiderohen ndër arsyet kryesore të dëmtimit të tërmetit.

Qeveria e Shqipërisë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe ndihmë ekspertësh, duke thënë se nuk i ka aftësitë ta bëjë atë vetëm.

"Pjesa më e vështirë e kësaj situate fillon tani, sepse dëmi material është me të vërtetë i madh," tha Xhaçka para se të nisej për në samitin e NATO-s në Londër, ku edhe Shqipëria do të kërkojë ndihmë.

Soreca tha se në një fazë e tretë, Brukseli do të shqyrtojë se si do t’i ndihmojë Shqipërisë që të rindërtojë veten me një perspektivë afatmesme, deri në afat të gjatë.

Të enjten, Komisioneri i ri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili mori sot zyrtarisht  postin, viziton Tiranën për të folur rreth planifikimit të rindërtimit./NOA.al