Transmetuar më 02-12-2019, 15:04

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të qenë pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fshati i parë që ka vizituar është Bubqi, ku u takua dhe me banorët e zonës.

Shumë prej tyre kalojnë natën në çadra, prandaj Bebe ka vendosur që të ndërtojë dy shtëpi për dy familje.

Pavarësisht se janë në qiell të hapur, banorët nuk e kanë lënë duarbosh këngëtaren e famshme. Ata i kanë dhuruar një varëse në formë trekëndëshi, ndërsa një grua i dha dy portokalle.

Edhe Bebe Rexha kishte menduar për të gjithë fëmijët duke marrë një valixhe plot me çokollata, të cilat ia shpërndau fëmijëve në Bubq./a.m/noa.al/