Transmetuar më 02-12-2019, 15:00

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën  pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekurit nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruara nga tërmeti.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën./b.l/noa.al/