Transmetuar më 02-12-2019, 14:12
Foto ilustruese

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me grabitjen e një makine të një kompanie sigurie.

Bëhet me dije se rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonës ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se me makinën e "Spartan Security" nuk po transportoheshin para dhe ishte bosh, çka ka çuar në braktisjen e mjetit. /a.y/noa.al/

Tiranë, grabitet makina e kompanisë "Security" në autostradë