Transmetuar më 02-12-2019, 14:07

Xhuljana Aliaj, 25-vjeçarja që u arrestua para pesë ditësh për përhapje paniku pas tërmetit të së martës është lënë e lirë.

Gjykata vendosi sot që të hetohet nën masën "detyrim paraqitje".

Avokati i saj mbrojtës Stefan Topalli tha se qëllimi i 25-vjeçares nuk ishte të përhapte panik, por në kushtet psikologjike të tërmetit bëri një thirrje për kujdes nga ana e banorëve në një zonë të rrezikshme siç është ajo e depozitave të karburantit.

"Edhe efekti që ka pasur statusi i saj ka qenë fare i pallogaritshëm sepse ka marrë 25 like dhe 8 apo 9 komente", tha avokati, raporton ‘Report TV’.

Një prej statuseve që bëri Xhuljana në llogatrinë e saj në Facebook ishte: "Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Është kris hidrovori dhe mund të shpërthejnë depozitat e gazit nqs bie prapë tërmet. Ikni!".

/a.m/noa.al/