Transmetuar më 02-12-2019, 14:06
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë mesditës së kësaj të hëne.

Rreth orës 13:00, në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë automjeti tip “Fuoristradë ML”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Alfred Marku, 46 vjeç, banues në Orosh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte Marku, ka çuar në aksidentin fatal. /a.y/noa.al/