Transmetuar më 02-12-2019, 12:07

Një nënë e re nga Zelanda e Re ka ndërruar jetë 10 ditë pasi u bë nënë për herë të katërt. E ndjera është identifikuar si Tammy Nathan-Belk, 25 vjeçe, e cila solli në jetë vajzën nëpërmjet lindjes cezariane më 27 tetor.

Të gjitha shtatzënitë e mëparshme kanë shkuar shumë mirë. Tammy vdiq kur bashkëshorti i saj Troy Ruka po e çonte me urgjencë në spital.

Asaj i ishte thënë që të qëndronte shtrirë derisa të merrte veten nga lindja, por fatkeqësisht vdiq brenda pak ditësh.

Nëna e të ndjerës zbuloi se shëndeti i Tammy filloi të përkeqësohej një ditë para vdekjes.

"Ajo kishte dhimbje të mëdha në stomak, kështu që mjeku i lagjes i dha qetësues. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ajo ishte në shtëpi dhe në agoni të plotë", tha nëna e saj për Daily Mail.

/a.m/noa.al/