Transmetuar më 02-12-2019, 11:31

Hidhi një sy këtyre tre pëllumbave dhe zgjidh atë që të bën përshtypje. Zgjedhja juaj tregon se çfarë do ndodhë brenda 3 ditëve. Mjafton të kesh besim e të jesh i duruar dhe mesazhi do të vijë në duart e tua.

Pëllumbi  1 – Begati

Ti je i/e lumtur dhe person shumë i fortë. Ndonjëherë përballesh me vështirësi, por kjo të bën dhe më të fortë. Mos lejo askënd që të ndikojë tek ty dhe të të shkatërrojë planet. Ti ke një forcë të brendshme që të ndihmon të arrish qëllimet e tua. Shijo jetën sentimentale në maksimum. Beso në vetvete dhe do ndodhin gjëra të mira.

Pëllumbi 2 – Fuqi

Fuqia juaj qëndron tek dashuria e pastër. Ti je person që mban përgjegjësi dhe të pëlqen të komunikosh me njerëzit, karakteristika që të ndihmojnë të arrish më shumë se sa kërkon. Ki vetëbesim dhe do marrësh atë që kërkon. Mos e humb shpresën dhe mos ndalo që të luftosh për ëndrrat e tua. Universi është gati të të japë atë që ke kërkuar.

Pëllumbi 3 – Shpresë

Nga natyra, ti je person shumë i mirë dhe bujar. Gjithmonë bën shumë për të tjerët dhe je gati për të ndihmuar çdo person që ka nevojë. Tani është koha që të marrësh një çmim për punën tënde. Gjërat e mira dhe evente sociale do të bëhen pjesë e jetës tënde. Por për këtë rast, ti duhet të lejosh universin që të të drejtojë. Hap duart dhe ndjej vlerën e dashurisë, suksesit dhe lumturisë. /a.m/noa.al/