Transmetuar më 02-12-2019, 09:38

Një lëkundje e re sizmike sapo është regjistruar në vend.

Lëkundja është ndjerë jo pak në Tiranë, duke krijuar panik te qytetarët.

Termeti i fundit ra pak minuta më parë në orën 08:26 me thellësi 5 km, 16 km larg Vorës me magnidutë 4.2.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend, mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm ka pasur 13 pasgoditje.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mbetën 51 viktima, paslëkundjet kanë qenë magnitudë që ka ardhur gjithnjë e në ulje./b.l/noa.al/