Transmetuar më 01-12-2019, 21:06

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Familja Lala në zonën e ish-Kënetës, në Durrës, ishte dhe një ndër familjet më të prekura të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Është rënduar edhe më tej bilanci i tragjedisë në këtë familje duke e çuar në 9 numrin e të vdekurve.

Bëhet fjalë për shtetasen Fiqerete Lala, që është nusja e djalit të madh të familjes Lala.

Ajo ka ndërruar jetë nga infarkti, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.

Fiqerete Lala u transportua drejt Spitalit Ushtarak një ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit duke iu nënshtruar ndërhyrjes në zemër./a.k/noa.al/

Më poshtë janë emrat e 8 anëtarëve të familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit:

1. Amelia Lala 8 vjeç

2. Sahadete Lala 79 vjeç 3. Griselda Lala- 22-vjeç 4. Marjeta Lala 31 vjeç 5. Emilio Lala 6. Enis Lala 2 vjeç 7. Dionisa Lala 2 vjeç 8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç.