Transmetuar më 29-11-2019, 21:25

Gjatë raportimeve live të gazetarëve ndodhin edhe gjëra të papritura. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe gazetarit grek Lazos Mantikos.

Ai po raportonte nga zonat e përmbytura nga reshjet e shiut jo larg Athinës, kur para objektivit të kamerës iu shfaq një mysafir i paftuar, një derr gjigant.

Derri që besohet se kishte ikur nga një fermë në zonën përreth ku po raportonte, fillimisht i afrohet më pas tenton ta kafshojë, ndërsa gazetari vazhdimisht mundohej t’i shmangej.

E sikur kjo të mos mjaftonte, e gjitha po ndodhte derisa ai po raportonte live për emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, ku kolegët e tij në studio nuk mund të ndaleshin duke qeshur. /k.k/noa.al/