Transmetuar më 29-11-2019, 18:36

Barishtet e karrotave janë me mjaft vlera për shëndetin e njeriut, edhe pse thuajse të gjithë nuk ia dinë rëndësinë dhe i hedhin.

Barishtet e karrotave përdoreshin për kurorë nga femrat angleze të viteve 1600, duke zëvendësuar lulet apo puplat.

E vërteta është që këto barishte janë të pasura me proteina, vitamina dhe minerale çka i bën ato tepër të dobishme në gatime të ndryshme.

Studimet kanë treguar që këto barishte nuk janë toksike dhe janë të sigurta për t’u konsumuar. Vetëm duhen larë mirë me ujë të bollshëm për të larguar dheun dhe spërkatjet.

Duke qenë se përmbajtja e vitaminës C është gjashtë herë më e lartë se e rrënjës, konsumimi i barishteve së bashku me ushqime të tjera fuqizon sistemin imunitar.