Transmetuar më 29-11-2019, 15:00

Durrësi ishte epiqendra e valës së tërmeteve që goditi vendin tonë qysh nga mëngjesi i së martës së 26 nëntorit.

Pikërisht aty u ngritën dhe çadrat e para për t’iu ardhur në ndihmë personave të mbetur të pastrehë.

Prej andej vijnë pamje që të drithërojnë, ku fëmijë dhe të rritur mbajnë radhë për të marrë bukë dhe ujë.

Pas kangjellave ata zgjasin duart, në pritje të ushqimit, të pafuqishëm për të pasur nën kontroll situatën, pasi gjithçka çfarë kishin u shkatërrua bashkë me shtëpitë e tyre.

Nga tërmeti 6.4 ballë i orës 03.54 i mëngjesit të së martës humbën jetën 49 persona dhe rreth 900 të tjerë mbetën të plagosur. /a.y/noa.al