Transmetuar më 28-11-2019, 21:37

Tërmeti në Shqipëri shkaktoi viktima dhe dëme të shumta.

Klubi i njohur italian, Inter, është solidarizuar me popullin shqiptar pas tragjedisë që i ndodhi, ku humbën jetën 46 persona.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, zikaltrit shprehen se janë me popullin shqiptar në këto ditë të vështira.

"Kemi një numër të madh tifozësh në Shqipëri. Jemi me ta dhe me të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira", shkruhet në reagimin e klubit të njohur italian./a.k/noa.al/