“Nata ka rënë mbi Nënën Shqipëri!”
Transmetuar më 28-11-2019, 18:43

Nga: Gerti Shella

28 dhe 29 Nëntori i sivjetshëm, ditët e festave kombëtare, i lanë  vendin dhimbjes se madhe.

Ajo ngushëllon me heshtjen e saj solemne. Ajo  e di se kemi humbur rrugën dhe se shtëpia nuk na mbron më. Por Ajo  është aty, e palëvizur, me themele të forta nga sakrifica e bijve te saj më të mirë…me zemrën e saj bujare do na ndriçojë një rrugë të re…

Ngushëllimet me të ndjera për viktimat e tragjedisë së 26 Nëntorit  2019, nderim për etërit e Pavarësisë, respektin më të thellë për këdo që në këto 107 vite bëri sakrificë sublime për Shqipërinë.

(Kjo foto është realizuar më 15 shtator 2019, në hënë të plotë. Më 28-29 Nëntor 1944 ka patur gjithashtu hënë të plotë, sipas MoonGlow).

/NOA.al

Loading...
Loading...