Transmetuar më 28-11-2019, 12:27

Katër pjesëtarë të familjes Reçi me origjinë nga Mirdita humbën jetën tragjikisht nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar , i cili përpiu shumë jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës.

Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç do përcillen  sot për në banesën e fundit.

Për vajzën Kristi Reçi kishte reagime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, ndërsa ajo studionte për Mjekësi.

Për të renë e ndjerë mesazh prekës postoi edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare.

Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës, duke mos preferuar të jap emra./b.l/noa.al/