Futbollistët e Kombëtares bëhen një për të prekurit nga tërmeti katastrofik
Transmetuar më 27-11-2019, 21:26

Një tërmet katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme.

Mësohet se nga tërmeti kanë humbur jetën 30 persona.

Nuk ka munguar solidariteti në lidhje me tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë.

Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë bërë një, ku kanë hapur disa llogari ku kanë kontribuar në mënyrë personale për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur, por njëkohësisht duke ftuar edhe të tjerët që të ndihmojnë me vlerë monetare.

Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

Monedha: LEK

Union Bank     Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

Monedha: EUR

Union Bank     Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

Monedha: USD

Union Bank     Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140

Loading...
Loading...