Transmetuar më 27-11-2019, 21:07

Një tërmet katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme.

Mësohet se nga tërmeti kanë humbur jetën 30 persona.

Nuk ka munguar solidariteti në lidhje me tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë.

Paul Pogba është një ndër futbollistët më të njohur në botë dhe ndiqet nga miliona persona në rrjetet sociale.

Ylli francez ka një ndikim të madh me postimet e tij dhe ka vendosur t’i shfrytëzojë për një kauzë të mirë, duke i bërë thirrje të gjithëve që të luten për botën dhe Shqipërinë.

"Lutu për Shqipërinë", shkruan Pogba krahas fotos ku shihet flamuri kuqezi./a.k/noa.al/