Transmetuar më 27-11-2019, 20:14

Një tërmet katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi vendin mëngjesin e ditës së djeshme.

Mësohet se nga tërmeti kanë humbur jetën 30 persona.

Nuk ka munguar solidariteti në lidhje me tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë.

PAOK-u, klubi selanikas, kampion i Greqisë, ka mbështetur publikisht nismën e tifozërisë së tij, që ka nisur grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, ndihma që do të nisen të enjten drejt Shqipërisë.

“Tifogrupi Toumba po grumbullon ndihma për Shqipërinë dhe misioni i grumbullimit zgjat deri të enjten. Të nevojshme janë veshmbathje, ushqime, pije dhe trajtime mjekësore”, shkruan tifogrupi.

“Le të bashkohemi të gjithë me tifogrupin Toumba për të ndihmuar Shqipërinë. Të jemi bashkë, e bëjmë botën më të mirë”, njofton vetë klubi i PAOK-ut, që ka shpërndarë njoftimin e tifozërisë së tij./a.k/noa.al/