Tërmeti i fundit i pak momenteve më parë, 5.6 ballë, ka shtuar panik në dy qendrat më të banuara të vendit, Tiranë dhe Durrës.
Rreth orës 15:45, një goditje prej 5.6 e shkallës Rihter tronditi sërish vendin tonë.
Lëkundjet u ndjenë po në ato zona që u ndje edhe ku pati epiqendrën tërmeti tragjik 6.3 ballë i shkallës Rihter.
Në qytetin bregdetar, veç rrënojave, siç tregohet edhe në pamjet e këtij pallati, frika është shumë e madhe për banorët, ndërsa autoritetet e kanë të vështirë të llogarisin se cilat janë ndërtesat dhe pallatet e banueshme dhe cilat jo.
Ka pallate të dëmtuara rëndë, disa me dëmtime më të lehta, dhe pallate e ndërtesa të shkatërruara tërësisht.
Si të mos mjaftojnë pasojat e deritanishme, ka pasiguri, panik dhe ankth për lëkundje të tjera. /NOA.al