Thaçi niset për Durrës pranë të prekurve nga tërmeti, ka një thirrje për njerëzit vullnetmirë
Transmetuar më 27-11-2019, 13:33

Shteti i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë me ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e personave të bllokuar nga rrënojat, një sërë përfaqësuesish të shtetit të Kosovës, kanë mbërritur në zonat e prekura.

Pas tyre Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, është nisur për në Durrës.

Thaçi do të vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për përballimin shkaktuara nga tërmeti.

Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku.

Deri më tani nga tërmetet e fuqishme të së martës së 26 nëntorit, janë konfirmuar 31 viktima dhe 658 të plagosur. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...