Transmetuar më 27-11-2019, 12:38

Komuna e Prishtinës në Kosovë ka akorduar një shumë prej 50 mijë eurosh në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Vendimi u mor ditën e sotme në një mbledhje të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njofton vendimin duke thënë se

Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi në mënyrë unanime ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.

“Po ashtu, ekipe tona të inxhinierëve nga Komuna dhe Ndërmarrja Publike Banesore do t’i bashkangjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipëria për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla, në Durrës e rrethinë. Falenderoj të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës”, shkruan Ahmeti. /a.y/noa.al