Transmetuar më 26-11-2019, 15:27

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë ka tronditur ditën e sotme Shqipërinë dhe jo vetëm. Deri më tani zyrtarisht janë 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Faqja ndërkombëtare “Volcano Discovery” ka publikuar detaje nga goditja e fortë e tërmetit. Sipas asaj që thotë kjo faqe, tërmeti i fuqishëm ka qenë i barazvlefshëm me 3 bomba atomike.

Gjithashtu fuqia e tërmetit ishte i barabartë me 60 mijë ton eksploziv TNT.

Zonat më të prekura ka qenë ajo e Durrësit dhe e Thumanës, zonë ku janë shënuar edhe viktimat, shkruan ‘Bw’.

Që nga lëkundja e orës 3:54 në vendin tonë kanë rënë edhe rreth 40 tërmete të tjerë, duke mbajtur në ankth qytetarët, që tashmë kanë lënë shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

Shkon në 16 numri i viktimave, balerina nxirret e vdekur nga hoteli i shembur