Transmetuar më 26-11-2019, 10:46

Tetë viktima raportohen nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, katër viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës, një person në një aksident rrugor nga dëmtimi i rrugës prej tërmetit në Lezhë dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin.

PËRMBLEDHJE E SITUATËS SË DERITANISHME PAS TËRMETIT TË FUQISHËM

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ka tronditur Shqipërinë rreth orës 3:54 minuta të mëngjesit të sotëm dhe një tjetër me magnitudë 5,5 pak pas orës 7:00 të mëngjesit. Sizmologët thonë se është tërmeti me i fortë që ka goditur vendin tonë qe nga viti 1926.

8 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci paraprak i kësaj tragjedia që ka goditur vendin. Tërmeti i kësaj të marte, ashtu si ai i shtatorit, epiqendrën e ka në Durrës.

Tërmeti është paralajmëruar nga disa dhjetëra lëkundje që kanë nisur pasditen e së hënës deri sa kanë nisur dridhjet e forta në orën 00:24 ku deri në orën 4:00 të mëngjesit janë regjistruar më shumë se 6 lëkundje, të cilat kishin dhe dhjetëra pasgoditje të vogla raportojnë sizmologët.

Ora 10:11 – Gjendet trupi i pajetë i një vajze nën rrënojat e hotelit në Durrës

Trupi i pajetë i një vajze është nxjerrë nga rrënojat e hotelit të shembur nga tërmeti në Durrës. Mësohet se vajza është nga Elbasani dhe ndodhej në Durrës atje ku punonte.

Bilanci i tërmetit të fuqishëm ka shkuar tashmë në 8 të vdekur dhe qindra të plagosur.