Transmetuar më 25-11-2019, 19:29

NASA ka vërejtur një efekt të çuditshëm gjatë fluturimit në hapësirë. Gjaku i astronautëve mpikset dhe leviz në drejtim të kundërt.

Ky fenomen i mpiksjes së gjakut në një astronaut ka shkaktuar panik mes mjekëve të NASA-s.

Një astronaut në Stacioni Hapsinor Ndërkombëtar po kryente ultratinguj në trupin e tij nga disa ekspertë. Të njëjtat teste i kishte bërë edhe në Tokë para së të niseshe në hapësirë dhe rezultatet ishin normale.

Gjatë skanimit të kryer në hapësirë u zbulua se gjaku i tij ishte i mpiksur dhe kjo gjë tronditi shumë mjekët e NASA-s.

Por skanimi i bërë në hapësirë zbuloi një grumbull të gjakut të mpiksur, duke tronditur mjekët Nasa.

"Ne nuk e prisnim këtë. Kjo nuk është raportuar kurrë më parë," tha shkencëtarja Karina Marshall-Goebel, për The Atlantic.

Astronauti nuk kishte ndonjë simptomë pas mpiksjes së gjakut, por iu dha ilaçe për hollimin e gjakut për pjesën tjetër të udhëtimit në orbitë.