Transmetuar më 25-11-2019, 17:22

Pamje të rënda vijnë nga India ku një makinë humb kontrollin dhe fluturon nga ura duke rënë mbi kalimtarët.

Për pasojë një grua humbi jetën dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën.

Viktima ishte duke pritur autobusin kur mbi të ra makina që humbi kontrollin.

Në video duket makina e kuqe duke ecur me shpejtësi në urë teksa në një moment shoferi humbi kotrollin.

Mjeti ka goditur barrierën anësore dhe ka përfunduar poshtë urës, duke goditur kalimtarët. /k.k/noa.al/